Lidhje

Presidenti Bush takohet me të dërguarin e Papës për bisedime mbi Irakun. - 2003-03-05


Presidenti Bush takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me një të dërguar të Papës Gjon Pali i Dytë për bisedime mbi Irakun.

Kardinali Pio Laghi do të përcjellë një mesazh të Papës ku i bëhet thirrje presidentit Bush që të mos fillojë luftë kundër Irakut.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer u tha dje gazetarëve se Presidenti i respekton mendimet e ndryshme për Irakun, por do të marrë një vendim përfundimtar për këtë çëshjtje.

Sot, gjatë një pritjeje në Vatikan, Papa u kërkoi të gjithëve, përfshirë udhëheqësve botërorë, që të bëjnë gjithçka të mundur për ta shpëtuar njerëzimin nga një luftë tjetër, siç u shpreh ai.

Shtëpia e Bardhë nuk e pranon qendrimin e Vatikanit, sipas të cilit një luftë në Irak nuk përligjet nga pikpamja ligjore dhe morale. Zoti Fleischer thotë se Presidenti Bush e shikon përdorimin e forcës si një çështje që lidhet me të drejtën, moralin dhe mbrojtjen e jetës së amerikanëve./ii

XS
SM
MD
LG