Zyrtarët e Agjencisë amerikane të Hapësirës thonë se rrezatimi në mars është aq i fortë saqë do të rrezikonte jetën e çdo njeriu që do të shkelte në planetin e kuq.
Zyrtarët thonë se informacioni i grumbulluar nga anija e hapësirës Mars Odyssey, tregon se doza e rrezatimit në planetin Mars është rreth një mijë herë më e madhe se sa rrezatimi në Tokë.
Zyrtarët e Nasës thonë se këto kushte do ta bënin të vështirë jetën e qenieve të gjalla në Mars.
//rd//