Lidhje

SHBA dhe aleatët e tyre  janë duke fituar luftën kundër terrorizmit - 2003-03-17


Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë duke fituar luftën kundër terrorizmit. Sipas Prokurorit të Përgjithshem të Shteteve të Bashkuara John Ashcroft “Ne këtu në Shtetet e Bashkuara po mbledhim dhe po përpunojmë informata të hollsishme zbulimi mbi terrorizmin. Ne po arrestojmë dhe ndalojmë personat që mund të organizojnë sulme të mundshme terroriste. Ne po shkatërrojmë rrjetin terrorist financiar, po pengojmë udhëtimin e mundshem të terroristëve dhe po ndërtojmë aftësinë tonë afat-gjate në luftën kundër terrorizimit.”

Shtetet e Bashkuara po udhëheqin luftën kundër terrorizmit duke bashkërenduar forcat e rendit dhe të zbulimit në gjithë botën. Që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara, mijëra terroristë të dyshuar janë identifikuar, janë gjetur dhe janë arrestuar anë e mbanë botës. Kampet terroriste të stërvitjeve në Afganizstan dhe gjetiu janë shkatrruar. Janë shpartalluar edhe celula terroristësh në Lindjen e Mesme, Evropë dhe në Azi. Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar në stërvitjen e forcave anti-terroriste në Filipine, Jemen, Gjeorgji dhe vende të tjera.

Autoritetet amerikane kanë arrestuar anëtarë të dyshuar të celulave terroristre në qytetet Buffalo, Detroit, Seattle dhe Portland. Më tepër se 1 mijë e 200 veta janë arrestuar në aeroportet amerikane për falsifikim dokumentash dhe krime të tjera. 9 rrjete të mëdha të trafikimit të qenieve njerzore janë shkatrruar.

Kapja kohët e fundit e Khalid Shaikh Mohammed nga autoritetet pakistaneze është një goditje e rëndë, që mund të destabilozojë Al-Qaiden. Khalid Shiakh Mohammed është kryeorganizatori e sulmeve të 11 shtatorit dhe planifikuesi kryesor i Osama Bin Laden për sulme teroriste. Agjencitë e zbulimit veprojnë me shpejtësi për të ndarë informacionin e siguruar gjatë arrestimeve dhe dhe bashkërendojnë operacione kundër rrjeteve terroriste.

Por si po reagojnë terroristët ndaj këtyre suksesve? Jeffrey Battle është akuzuar si anëtar e një celule terroriste në Portland të shtetit amerikan Oregon. Në një bisedë me FBI-në në maj të vitit të kaluar, e cila u paraqit kohet e fundit në gjyq, zoti Battle tha se celula e tij nuk kishte qenë aq e organizuar sa duhej, sepse, siç tha ai ”Ne nuk kemi mbështetje. Të gjithë kanë frikë të na japin para për të na ndihmuar. Çdonjeri ka frikë”. Ndërsa vendet e botës së qytetruar gjejnë dhe arrestojnë terroristët, kjo është mënyra se si terroristët e botës duhet të ndjehen: të trëmbur.

//rd//

XS
SM
MD
LG