Presidenti George W. Bush e paralajmëroi udhëheqësin irakian, Sadam Husein, me këto fjalë: zotërimi nga ana e tij i armëve të shkatërrimit në masë dhe diktatura e tij po marrin fund. “Dekada të tëra mashtrimi dhe mizorish kanë arritur fundin e tyre. Sadam Huseini dhe djemtë e tij duhet të largohen nga Iraku brënda 48 orësh. Kundërshtimi nga ana e tyre për ta bërë një gjë të tillë, tha presidenti Bush, do të çojë në një konflikt të armatosur, që do të fillojë kur të vendosim ne.”
Sigurimi i botës kërkon çarmatimin e Sadam Huseinit dhe largimin e tij nga pushteti tani. Informacioni i zbulimit i grumbulluar nga qeveria amerikane dhe qeveri të tjera nuk lë asnjë dyshim se regjimi irakian vazhdon të zotërojë dhe të fshehë disa prej armëve më vdekjeprurëse. Sadam Huseini ka përdorur armë të shkatërrimit në masë kundër fqinjëve të Irakut dhe kundër popullit të Irakut. Dhe ai ka ndihmuar, stërvitur dhe strehuar terroristë. Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate do ta përmbysin Sadam Huseinin nga pushteti sepse, siç u shpreh presidenti Bush, rreziku i mosveprrimit do të ishte shumë më i madh. Brënda një viti ose 5 vjetësh, fuqia e Irakut për të dëmtuar të gjitha vendet e lira do të shumëfishohej.
Për më shumë se 10 vjet, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera janë përpjekur me dyrim ta çarmatosin Sadam Huseinin pa luftë. Pas luftës së Gjirit Persik të vitit 1991, Sadam Huseini u zotua të deklaronte dhe të shkatërronte të gjitha armët e tij të shkatërrimit në masë. Që nga ajo kohë, më shumë se 10 rezoluta, që kërkojnë çarmatimin e Irakut, u miratuan nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Qindra inspektorë armësh u dërguan për të mbikqyrur procesin e çarmatimit. Por, vullneti i mirë i Shteteve të Bashkuara dhe i vendeve aleate nuk u prit kurrë siç duhet. Siç u shpreh presidenti Bush, përpjekjet paqësore për të çarmatosur regjimin irakian kanë dështuar disa herë, sepse ne nuk kemi të bëjmë me një njeri paqësor.
Kjo është hera e fundit që Sadam Huseini mashtron botën dhe tregon mospërfillje ndaj saj. Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, tha presidenti Bush, nuk kanë bërë asgjë për të merituar dhe nxitur këtë kërcënim. Por, ne do të bëjmë çdo gjë për ta mposhtur atë. Në vënd që të shkojmë drejt tragjedisë, thekjsoi presidenti, ne do të caktojmë një kurs drejt sigurisë. Ky rrezik do të zhduket para se të jetë tepër vonë, para se të vijë dita e tmerrit.
//rd//