Lidhje

Kryeministri Nano, shpreh edhe njëherë mbështetjen e plotë ndaj ndërhyrjes ushtarake - 2003-03-20


Kryeministri shqiptar Fatos Nano deklaroi sot ne mengjes pak ore pas fillimit te bombardimeve mbi Bagdad, se Shqiperia eshte krenare qe qendron perkrah Shteteve te Bashkuara dhe vendeve te koalicionit per te carmatosur Irakun. Kryeministri u shpreh se eshte i bindur se tashme qe lufta filloi, komandot shqiptare do te permbushin me sukses misionin e tyre.

Shqipëria është ndër 30 vendet që janë rreshtuar përkrah shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera që janë angazhuar në luftën për të carmatosur rregjimin e Sadam Huseinit. Sot në orët e para të mëngjesit, pasi nisën bombardimet e para mbi Bagdad, të cilat shënuan fillimin e një lufte që pritej, kryeministri Fatos Nano, ka shprehur edhe njëherë mbështetjen e plotë ndaj ndërhyrjes ushtarake.

Si demokraci e re Shqipëria, thuhet në deklaratën e kyeministrit, është krenare që qëndron përkrah shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe të tjerve në koalicionin pčër t’i dhënë lirinë popullit të shumëvuajtur iraken. Shqipëria vazhdon kryeministri është një komb i luftëtarëve për liri, që di cdo të thotë të jetosh nën represion. Kjo nështë arsyeja, shkruan kryeministri, pse mbeshteten pa rezerva përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Shqipëria është angazhuar për herë të parë në një konflikt të armatosur. Parlamenti shqiptar vendosi javën e shkuar dërgimin në gjirin Persik të 70 ushtarëve komando, trupat elitë të ushtrisë së saj. Tirana ka vënë në dispozicion dhe pa kushte të koalicionit, hapësirën ajrore dhe të gjitha bazat e saj.

Kryeministri Fatos Nano shkruan se tani që lufta filloi, komandot shqiptare do të përmbushin me sukses misionin e tyre. Kreu i qeverisë shqiptare ka ritheksuar se Shqipëria është krenare që është rreshtuar në krahun e lirisë.

Kriza irakene ka qen në qendër të vëmendjes politike dhe publike këtu. Shumë media televizive, kanë transmetuar që gjatë orëve të para të mëngjesit dhe gjatë ditës së sotme, pamjet që vijnë nga fronti i luftës.

Shqipëria nga ana e saj me urdhër të kryeministrit po përforcon masat e sigurisë, në mbrojtje të institucioneve kryesore të vendit dhe për të parandaluar cdo akt të mundshëm terrorrist.

XS
SM
MD
LG