Lidhje

Bien në Iran dy raketa të forcave të koalicionit - 2003-03-22


Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve bëri të ditur se 2 raketa të forcave të koalicionit ranë sot në Iran, afër kufirit me Irakun, dhe se aeroplanët ushtarakë amerikanë dhe britanikë kanë shkelur hapësirën ajrore të Iranit.

Sipas njoftimit iranian, raketat goditën rajonin e Maniuhit, në kufirin irakian. Irani njoftoi se i paralajmëroi dje Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë që të respektojnë hapësirën e tij ajrore, pasi një raketë goditi një qendër iraniane nafte afër kufirit irakian dhe shpërtheu, duke plagosur 2 veta.

Qendra e naftës në Abadan është rreth 50 kilometra në lindje të Basrës, qyteti i dytë irakian për nga madhësia, ku sot po zhvillohen luftime të shumta. Nuk është e qartë se nga ku u qëllua raketa, por disa zyrtarë iranianë fajësuan forcat e koalicionit, që janë angazhuar në luftimet në Irak.

//rd//

XS
SM
MD
LG