Lidhje

Deputetë të opozitë largohen nga parlamenti - 2003-03-27


Deputetët e opozitës dolën sot nga punimet e parlamentit në shenjë proteste ndaj pengesave që, sipas tyre, po i sjell administrata e bashkisë së Tiranës, komisionit parlamentar i cili po heton financat e këtij institucioni.

Përfaqësues të opozitës në komision shprehën shqetësimin e tyre në seancën plenare për vështirësitë e qëllimshme, sic u shprehën ata, që bashkiakët u nxjerrin gjtë kontrollit. Kryetari i parlamentit, Servet Pëllumbi, kërkoi që seanca të vazhdonte me diskutimin e ligjeve të rradhës dhe për këtë arësye nuk ia dha fjalën kryetarit të grupit të Partisë Demokratike, Bamir Topi.

Deputetët e opozitës dhe vetë zoti Topi deklaruan, duke dalë masivisht nga salla e parlamentit, se ata nuk mund të vazhdonin të qëndronin formalisht në një seancë ku maxhoranca nuk u jep fjalën për të shprehur shqetësimin rreth shkeljeve të ligjit që, sipas tyre, po bënte bashkia duke mos u vënë në dispozicion dokumentat për kontroll financiar.

Komisioni parlamentar për hetimin e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës shkoi sot përsëri në bashkinë e drejtuar nga zoti Rama, për të kërkuar dokumentacionin. Zyrtarët e bashkisë u deklaruan atyre se ishin të gatshëm për bashkëpunim dhe do t’i plotësonin kërkesat e deputetëve në përputhje me ligjin.Veprimtaria e këtij komisioni e ka ndezur së tepërmi jetën politike në Tiranë për shkak të vendosjes prej opozitës në qendër të kritikave të kryetarit të bashkisë Edi Rama akuza të cilat socialistët i hedhin poshtë me vendosmëri. //ss//

XS
SM
MD
LG