Lidhje

Franca dhe Britania shpresojnë të punojnë bashkë për rindërtimin e Irakut - 2003-03-29


Presidenti francez, Zhak Shirak, dhe kryeministri britanik, Tony Blair, thonë se shpresojnë të punojnë së bashku për rindërtimin e Irakut pas luftës.

Zyra e zotit Shirak tha të shtunën se 2 udhëheqësit patën një bisedë telefonike, gjatë së cilës ranë gjithashtu dakord që Kombet e Bashkuara të luajnë rolin kryesor në përpjekjet e rindërtimit.

Kryeministri Blair e shfrytëzoi bisedën telefonike për ta informuar zotin Shirak lidhur me takimin e fundit që pati me presidentin George Bush në vend-pushimin presidencial Camp David në periferi të Washingtonit. Gjatë bisedës së të shtunës, presidenti francez shprehu gjithashtu shpresën e tij që ofensiva ushtarake të përfundojë së shpejti dhe të shkaktojë sa më pak dëme që të jetë e mundur.//kk//

XS
SM
MD
LG