Ish presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç i hodhi poshtë akuzat e zyrtarëve serbë, se ai dhe bashkëshortja e tij, kanë gisht në vrasjen tre vjet më parë të ish presidentit Ivan Stamboliç. Zoti Milosheviç lëshoi sot një deklaratë për mohimin e akuzave nga Haga ku po gjykohet për krime lufte.
Zëvendës-kryeministri i Serbisë Zarko Koraç tha dje se zoti Millosheviç dhe bashkëshortja e tij Mirjana Markoviç ishin të përfshirë në vrasje. Policia serbe e gjeti trupin e zotit Stamboliç javën e kaluar në një rajon në veri të Serbisë. Zoti Stamboliç u zhduk në gusht të vitit 2000 në Beograd. Ai ka qënë president i Serbisë për një vit derisa u rrëzua nga zoti Millosheviç me puç në vitin 1987.
//rd//