Lidhje

Qeveria shqiptare do të përpunojë një strategji të re kombëtare të energjisë - 2003-03-31


Studime të njëpasnjëshme kanë shoqëruar veçanërisht këto dy vitet e fundit, krizën energjitike që Shqipëria vazhdon të përjetojë prej një kohe të gjatë. Eshtë folur shumë për përdorimin e burimeve altarnative deri tek idetë e termocentraleve të lëvizshme apo energjisë së prodhuar nga era. Por rruga dhe ecuria e këtij sektori problematik pritet të përcaktohen në një strategji kombëtare të hartuar nga qeveria që duhet të mbyllet si dokument në qershor të ktij viti.

Sot (31 mars)Kryeministri Fatos Nano deklaroi se kjo strategji do ti japë përgjigje nevojave të qytetarëve dhe të sipërmarrësve: “Ajo synon përmbushjen e nevojave të konsumatorit familjar dhe në mnyrë të vecantë të sipërmarrjes duke krijuar dhe zhvilluar tregun e energjisë elektrike në përputhje me standartet ndërkombëtare”, tha kryeministri.

Shqipëria aktualisht mbështet kryesisht vetëm në burimet hidrike. Ministri i Energjitikës Viktor Doda shpjegoi se po shihet mundësia e integrimit me sistemin kosovar: “Do të analizohet mundësia integrimit të të dy sitemve komplementare të njëri-tjetrit. Nga njëra ana sistemi kosovar në të cilin mbizotrojnë TEC-et dhe nga ana tjetër sistemit shqiptar në të cilin mbizotërojnë hidrocentralet. Pikërisht në lidhje me këtë problem – tha ministri i Energjitikës – ditët e fundit kemi patur edhe një propozim nga Unmik”.

Si Ministri Doda ashtu dhe Kryeministri Fatos Nano u shprehën optimist për rezultatet e fundit. Megjithatë në vend gjendja mbetet e përkeqësuar, madje më e rënduar edhe se gjatë muajve të dimrit. Vetëm në kryeqytet energjia mung deri katër orë në ditë, ndërkohë që në zonat e tjera dhe në fshatra, kufizimet janë shumë më të mëdha. Ndërsa shumë shpejt pritet që edhe cmimi i energjisë të pësojë rritje.

XS
SM
MD
LG