Lidhje

Shkodër: Përkujtohet 2 Prilli i vitit 1991 - 2003-04-02


Disa qindra qytetarë dhe përfaqësues të partive të grupimit opozitar Bashkimi për Demokraci, përkujtuan sot në qytetin e Shkodrës demonstratën antikomuniste të 2 prillit të vitit 1991. Gjatë kësaj demonstrate, në përleshje me forcat e policisë, mbetën të vrarë 4 të rinj shkodranë, të shpallur “Deshmorë të demokracisë”, si dhe u plagosën më shumë se 60 demonstrues të tjerë. Mes të vrarëve ishte edhe studenti Arben Broci,një nga nismetarët e themelimit të partise së pare opozitare në Shqipëri,Partisë Demokratike.

Në perkujtimet e sotme të ngjarjes së 2 Prillit ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Partisë demokratike,Bamir Topi,ish kryeparlamentari Pjetër Arbnori si dhe sekretari për marëdhëniet me jashtë në Partinë Demokratike,Besnik Mustafaj. Duke përshendetur në emër të partisë demokratike, në takimin përkujtimor të zhvilluar në Teatrin Migjeni nga Shoqata politike 2 Prilli ,zoti Mustafaj tha se idealet e demostruesve të 2 prillit te vitit 91, për vendosjen e demokracisë në Shqipëri,ende nuk ishin realizuar plotesisht. Pra,është një betejë e filluar në dhjetor te vitit 1990, e konkretizuar si formë rezistence me 2 prill të vitit 1991 dhe që ende nuk ka mbaruar, ende nuk është mbyllur si proces, që synon nga ana jone instalimin e demokracisë, hapjen e Shqiperisë, ndertimin e prosperitetit për të gjithë,normalitetin e jetës së individit dhe të komunitetit.

Po sot,perfaqësuesti e Partisë Demokratike dhe të grupimit opoizitar Bashkimi për demokraci vendosën kurora në Monumentin e Dëshmorëve të demokracisë,në Sheshin 2 Prilli, si dhe bënë vizita në familjet e tyre. Në vitin 1993, një gjykatë shqiptare dënoi me disa vite burgim disa zyrtarë dhe drejtues vendorë të Partisë socialiste,si pergjegjës për masakrën e 2 prillit. Por, megjithse kanë kaluar 12 vjet,ende nuk janë zbuluar dhe ndëshkuar autoret e vertetë të vrasjes së 4 Deshmorëve të demokracisë. //ss//

XS
SM
MD
LG