Organizata Botërore e Shëndetësisë po i këshillon njerëzit të mos shkojnë në Hong Kong apo në provincën Guangdong në jug të Kinës, ku një numër i madh njerëzish kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë të sëmurë nga një virus misterioz që i ngjan simptomave të pneumonisë.
Organizatës Botërore të Shëndetësisë e bëri këtë paralajmërim sot ndërkohë që Kina u dha leje përfaqësuesve të kësaj organizate të vizitojnë Guangdongun, ku mendohet se shpërthimi i sëmundjes së re të njohur si Sindromi Akut i Rrugëve të Frymëmarrjes filloi në muajin nëntor.
Mendohet se ky është paralajmërimi i parë që Organizata Botërore e Shëndetësisë bën për udhëtarët për arsye shëndetësore.
Virusi misterioz po përhapet nga udhëtarë që kanë vizituar Hong Kongun, ku sëmundja ka shkaktuar vdekjen e 16 vetave. Kjo sëmundje, për të cilën ende nuk është gjetur kurim, ka shkaktuar vdekjen e 78 vetave dhe ka prekur më shumë se 2 mijë e 200 të tjerë në gjithë botën.
//rd//