Më 13 prill të vitit 1943, presidenti Franklin Roosvelt drejtoi ceromonitë kushtuar moumentit kombëtar të Thomas Jeffersonit në Washington. Jefferson ishte presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara. Si autori kryesor i statutit të Virxhinias për liritë fetare dhe Deklaratën e Pavarësisë, ai shihet në historinë Amerikane si njëri prej kampionëve më të mëdhenj të lirisë politike dhe shpirtërore. Statuja e Thomas Jeffersonit, prej 6 metrash e lartë, qëndron nën kupolën e monumentit. Disa prej postulateve më të famshme të Jeffersonit janë të gdhendura në muret e kompleksit munumental. Ndërmjet të tjerash, ndodhet edhe kjo frazë për lirinë: “Jam betuar në altarin e Zotit, të jem armik i përjetshëm kundër çdo forme tiranie mbi mendjen njerëzore”.
Më 13 prill të vitit 1958, pianisti amerikan, Van Cliburn, Fitoi Konkursin Ndërkombëtar Tchaikovsky të Pianos në Moskë. Edhe pse finesa teknike në ekzekutim e Van Cliburnit dhe talenti dramatik në tastierë drithëruan dëgjuesit, triumfi i tij erdhi gati kundër të gjitha parashikimeve. Konkurimi gëzonte standartet më të larta ndërkombëtare dhe gjatë shumë vitesh ai ishte mbizotëruar nga evropianët. Shumë vetë pyesnin veten nëse vallë juria do t’i jepte çmimin Tchaikosvsky një amerikani, pasi marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, gjatë Luftës së Ftohtë, ishin në nivelin e tyre më të ulë. Van Cliburn u kthye në Shtetet e Bashkuara me triumf dhe u bë muzikanti i parë që nderohej ndonjëherë me njërën prej paradave të New Yorkut. Pasi kishte kaluar disa vite duke dhënë koncerte nëpër botë, ai u kthye në Texas. Më vonë ai krijoi një fondacion për ndihmuar financiarisht karrierën e artistëve të rinj të muzikës klasike dhe themeloi në Texas Konkursin Ndërkombëtar Van Cliburn për Pianistët. //ad//