Lidhje

Kalendari Historik 14 prill - 2003-04-14


Më 14 prill të vitit 1986, aeroplanët luftarakë amerikanë bombarduan ato që presidenti Ronald Reagan i quante “objektiva që kanë lidhje me terrorizmin” në Libi. Presidenti Reagan tha se e kishte urdhëruar sulmin ajror për shkak të shpërthimit të fundit të një klubi nate në Berlinin Perëndimor në të cilin një ushtarak amerikan kishte humbur jetën. Provat të çonin tek terroristët e mbështetur nga Libia si autorë të këtij sulmi. Ai e paralajmëroi gjithashtu udhëheqësin libian, kolonel Muhammar Gaddafi, që të pakësonte përkrahjen për terrorizmin anti-amerikan. Zëdhënësit e Shtëpisë së Bardhë thanë se aeroplanët amerikanë bombarduan atë që ata e quajtën si “infrastruktura terroriste e Gaddafit”, si dhe disa objekte ushtarake libiane.

Më 14 prill të vitit 1865, aktori John Wilkes Booth qëlloi dhe plagosi për vdekje presidentin Abraham Lincoln. Booth e qëlloi presidentin në shpinë dhe në kokë, ndërsa zoti dhe zonja Lincoln po ndiqnin një shfaqje në teatrin Ford në Washington. Presidenti u dërgua në një shtëpi në anën të tjetër të rrugës në të cilën ndodhej teatri, ku ai vdiq në mëngjes. Me të dëgjuar lajmin e vrasjes së presidentit, sekretari i Lutës, Edwin Stanton, thuthet se pati përshpërtitur: “Tashti ai i takon përjetësisë.” Vrasësi Booth iku në Maryland dhe më pas në Virxhinia. Më 26 prill, trupat federale e saktësuan vendodhjen e John Wilkes Booth në një fermë pranë fashtit Bowling Green të Virxhinias. Ai u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me ushtarët. //ad//

XS
SM
MD
LG