Lidhje

Konferencë për Irakun - 2003-04-15


Në Irak përfundoi një takim midis përfaqesuesve të opozitës irakane dhe zyrtareve amerikane. Palët ranë dakort të takohen përsëri pas 10 ditësh. Takimi u zhvillua nën masa të rrepta sigurie në bazën ajrore Talil në qytetin jugor Nasirija.

Grupet e opozitës irakiane nga brenda dhe jashtë vendit u takuan me kreun e administratës ushtarake amerikane për Irakun, gjeneralin në pension Xhei Garner, si dhe përfaqesuesin personal të presidentit Bush, Zalmai Khalilzad.

Sekretari amerikan i shtetit, Kolin Pauell, tha se takimi shënon një fillim modest të procesit për të ardhmen e Irakut.

Grupi kryesor shiit i Irakut, Këshilli Suprem i Revolucionit Islamik të Irakut, e bojkotoi takimin. Ky grup thotë se Iraku nuk do të pranojë një qeveri të imponuar nga të huajt. Të njëjtin qëndrim po mbajnë edhe mijëra irakianë të cilët sot mbushën rrugët me thirrjet, Jo Amerikës, jo Sadamit.

Udhëheqësi i Kongresit Kombëtar Irakian Ahmed Calabi, nuk mori pjesë vetë por dërgoi një perfaqësues në takim. Po lidhur me të ardhmen e Irakut Kancelari gjerman Gerhard Shroder u takua me kryeministri britanik Toni Blair në Hanover. Zoti Shroder pritet ti ushtrojë trysni Britanisë që roli kryesor në mbikqyrjen e rindërtimit të Irakut ti takojë OKB-së dhe jo Shteteve të Bashkuara.

//rd//

XS
SM
MD
LG