Lidhje

Nju Jork Tajms: Agjentë iranianë në Irakun jugor - 2003-04-23


Gazeta Nju Jork Tajms citon zyrtarë amerikanë të paidentifikuar, sipas të cilëve agjentë të stërvitur nga Irani kanë hyrë kohët e fundit në Irakun jugor dhe po përpiqen të vendosin marrëdhënie të mira me klerikët shiitë irakianë dhe të punojnë në favor të interesave të Iranit.

Gazeta shkruan se zyrtarë të mbrojtjes dhe të agjencive të tjera citojnë raporte të zbulimit ku thuhet se agjentët në fjalë përfshijnë anëtarë të krahut ushtarak të një organizate të mërguar irakiane që vepron nga Irani dhe që stërvitet e mbështetet nga qeveria iraniane.

Njoftohet se agjentët veprojnë në qytetet Najaf, Basra dhe Qerbela. Myslimanët shiitë përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë në Iran dhe në Irakun jugor.//ii

XS
SM
MD
LG