Lidhje

Marshim njëjavor nga të rinjtë për sensibilizimin e shoqërisë ndaj trafikut njerëzor - 2003-04-28


Te rinj nga Shqiperia, Mali i Zi dhe Italia kane nisur nje marshim nje javor neper vendet nga ku kalon trafiku i qenieve njerezore.

Marshimi eshte organizuar nga shoqatat joqeveritare ,te cilat po mbeshtesin strategjine kombetare te qeverise shqiptare ne luften kunder trafikimit te qenieve njerezore. Megjithe goditjet qe ka pesuar muajt e fundit trafiku i organizuar i qenieve njerezore, Shqiperia vazhdon te jete jo vetem nje rruge kalimi ,por edhe vend i origjines se ketij trafiku.

Me shume se 50 te rinj nga Mali i Zi,Shqiperia dhe Italia jane bashkuar qe nga dita e djeshme ne nje marshim ,i cili synon te sensibilizoje opinionin qytetar dhe strukturat qeveristare te vendeve te rajonit per te bashkerenduar perpjekjet ne luften kunder trafikimit te qenieve njerezore per qellime shfrytezimi.

Nje nga organizatoret e marshimit, Kastriot Faci,i cili drejton shoqaten joqeveritare The Door, tha se veprimtaria ben pjese ne strategjine kombetare te luftes kunder trafikut te qenieve njerezore dhe se te rinjte do te pershkojne jo vetem vendet e origjines dhe te tranzitit, por edhe vende qe e shfrytezojne kete trafik.

"Dje ka filluar etapa e pare, e cila ka nisur nga Podgorica dhe ka perfunduar ne qytetin e Shkodres. Sot ne do te udhetojme ne drejtim te Lezhes dhe me pas ne Laç dhe ne Tirane. Gjithashtu sot do te ndalemi ne zonen e Zadrimes ,ku do te bejme nje vizite dhe do te ndezim qirinj prane monumentit te vajzave te humbura te Zadrimes. Me tej, kemi planifikuar te udhetojme nga Tirane per ne Berat dhe ne Vlore. Gjithashtu do te udhetojme me traget per ne Bari, Ancona, Pescara, Foghia. Ne synojme te ndertojme nje barriere te dukshme me anen e biçikletave, posterave, uniformave tona per t’i thene jo fenomenit te trafikimit" tha aktivisti.

Mes 50 te rinjve nga vendet e rajonit, ben pjese edhe nje grup me te rinj nga Mali i Zi. Albert Dedvukaj thote se edhe Mali i Zi eshte nje nga vendet e rajonit pernga pershkohet trafiku i qenieve njerezore,i cili nis nga vendet e Lindjes, per te perfunduar ne Europen Perendimore.

"Problematik e madhe eshte edhe ne Mal te Zi tregtia me njerez. Edhe, si te themi, eshte kenaqesi e imja dhe e kolegeve te mi nga Mali i Zi qe t’i themi nje here e mire NDAL trafikut me qenieve njerezore" tha zoti Dedvukaj.

Nje numer organizatash nderkombetare vazhdojne ta perfshijne kufirin e Shqiperise me Malin e Zi, ne rruget e trafikut te qenieve njerezore. Te dhenat e qeverise shqiptare flasin per rreth 6 mije femije dhe te rinje te trafikuar vitet e fundit nga Shqiperia. Por shoqatat joqeveritare deshmojne per permasa disa here me te medha te ketij trafiku. Deri ne fillim te vitit te kaluar, trafiku i qenieve njerezore qe shfrytezonte kufirin e Shqiperise me Malin e Zi kishte permasa vertete alarmante. Por qe nga mesi i vitit te kaluar, ky trafik ka ardhur gjithnje duke u zvogeluar, kjo edhe ne saje te nje kontrolli me te mire te kufirit dhe te bashkepunimit te policise se Shkodre me ate te Podgorices.

Policia e Shkodres ka arrestuar kete vit 5 trafikante te qenieve njerezore si dhe ka ndaluar nje shtetase te huaj. Ndersa vitin e kaluar ajo arrestoi edhe dy punonjes policije, si bashkepunetor ne rrjetin e trafikut dhe shfrytezimit te qenieve njerezore.

//rd//

XS
SM
MD
LG