Lidhje

Kalendari Historik 30 prill - 2003-04-28


Më 30 prill 1789 u bë përurimi i George Uashingtonit si president i parë i Shteteve të Bashkuara. Nga procesverbalet e asaj kohe del se ka qenë një ditë e ftohtë dhe e kthjellët, kur George Washingtoni mbëriti në sallën Federal Hall në qytetin e Nju Jorkut, i cili ishte atëhere kryeqytet i Shteteve të Bashkuara. Me këtë rast ndërtesat pranë ishin stolisur me shirita në ngjyrë të kuqe, të bardhë e blu. Një turmë e gëzuar u mblodh në rrugën poshtë ballkonit, ku George Washingtoni bëri betimin si president i vendit. George Washingtoni mbështeti dorën mbi një bibël të familjes dhe premtoi se do të ruante, mbronte e do t’i dilte për zot Kushtetutës. Pas kësaj presidenti Uashington shkoi për t’u falur në një kishë aty pranë.

Më 30 prill 1970, presidenti Richard Nixon njoftoi se forca ushtarake amerikane kishin hyrë në Kamboxhia nga Vietnami i Jugut. Zoti Nixon tha se trupat ishin dërguar për të shkatërruar bazat ushtarake komuniste, në zonat kufitare të këtij shteti. Ai tha se komunistët organizonin inkursione në Vietnamin e Jugut dhe pastaj kapërcenin kufirin e tërhiqeshin në Kamboxhia, ku trupat amerikane nuk mund t’i ndiqnin ata. Në një mesazh të transmetuar nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Nikson e quajti operacionin amerikan një inkursion dhe jo pushtim të Kamboxhias. Ajo që zoti Nikson e quajti një inkursion në Kamboxhian më parë asnjanëse, dha shkas për një valë protestash në Shtetet e Bashkuara. Pas disa ditësh, në Universitetin Shtetëror të Kentit, në shtetin Ohio, roje të Gardës Kombëtare, hapën zjarr mbi një turmë protestuesish, duke vrarë 4 studentë dhe plagosur shumë të tjerë.

//rd//

XS
SM
MD
LG