Lidhje

Kryeministri britanik i shqetësuar për divergjencat midis SHBA dhe Evropës mbi Irakun - 2003-04-28


Kryeministri britanik Tony Blair tha se do të ishte me pasoja shkatërruese në se divergjencat mbi Irakun do të rezultonin në një ndarje të stilit të Luftës së Ftohtë midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.

Zoti Blair tha gjatë një konference shtypi sot në Londër se është i shqetësuar se ndarjet e Luftës së Ftohtë mund të shfaqen përsëri në se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara nuk përpiqen t’i zgjidhin problemet mbi baza partneriteti.

Në një intervistë të mëparshme, zoti Blair kundërshtoi thirrjen e presidentit francez Jacques Chirac për një Bashkim të fuqishëm Evropian që të veprojë si kundërpeshë ndaj politikës së jashtme ”të njëanëshme” amerikane, siç e quajti presidenti francez.

Kryeministrat e Belgjikës, Francës, Gjermanisë dhe Luxemburgut, shumica e të cilëve e kundërshtuan luftën në Irak do të mbajnë një takim të nivelit të lartë nesër në Bruksel për çështjet e sigurisë.

//rd//

XS
SM
MD
LG