Lidhje

Sekretari Powell viziton këtë javë Tiranën - 2003-04-29


Sekretari amerikan i Shtetit Colin Pouëll do të vizitojë këtë javë Spanjën, Shqipërinë, Sirinë dhe Libanin.

Gjatë vizitës në Tiranë, ku ai do të shkojë pas vizitës në Spanjë, sekretari Pauëll do të marrë pjesë në nënshkrimin e Kartës së Adriatikut midis Shteteve të Bashkuara, Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë, ceremoni e cila ishte planifikuar më parë të zhvillohej në Uashington.

Para se të shkojë në Evropë, sekretari i shtetit Powell, do të shkojë në Lindjen e Mesme. Sekretari Powell fillimisht kishte planifikuar një udhëtim me ndalesa të shumta në Lindjen e Mesme për të shënuar fillimin e zbatimit të planit të paqes, por tani ai ka vendosur ta ndajë në dy pjesë këtë udhëtim, duke i lënë ndalesat në Izrael dhe në zonat palestineze për udhëtimin e tij të dytë nga fundi i majit, për ti dhënë kohë qeverisë së re palestineze që të fillojë nga puna.

Këtë herë sekretari Powell do të shkojë në Spanjë, Shqipëri, Siri dhe në Liban, ndalesa që do ti bëjë nga nesër deri të shtunën për të diskutuar si përpjekjet për çuarjen përpara të procesit të paqes midis vendeve arabe dhe Izraelit ashtu edhe hapat për krijimin e një demokracie përfaqësuese në Irak.

Zoti Powell u tha dje senatorëve amerikane se shpreson që qeveria siriane do të pranojë ndryshimet themelore në rajon si rezultat i luftës në Irak e miratimit të kabinetit të ri reformist palestinez, dhe do të ndihmojë procesin e paqes.

“Shpresoj që sirianët do ta kuptojnë se kanë një rol për të luajtur në gjithë këto zhvillime, ndërkohë që shkojmë përpara drejt një zgjidhjeje të gjithanshme, që duhet të përfshijë Sirinë dhe Libanin. Mendoj se këto 2 elementë të ndryshuar duhet të ndikojnë thellësisht politikat e Sirisë dhe lidhur me këtë shpresoj të kem diskutime të hapura e të sinqerta me presidentin Bashar Assad.”

Marrëdhëniet amerikane me Sirinë arritën gati në një pikë krize në fillim të këtij muaji pasi zyrtarët amerikanë e akuzuan Sirinë se lejonte vullnetarë arabë që të kalonin kufirin për të luftuar në Irak dhe strehonte udhëheqësit e arratisur irakianë.

Por tensionet janë ulur ndjeshëm që kur Siria njoftoi se kishte mbyllur kufirin dhe Shtëpia e Bardhë tha se Siria po u përgjigjej shqetësimeve amerikane.

Sekretari Powell tha para komisionit të senatit për marrëdhëniet me jashtë se presidenti Bush është i angazhuar që të përdorë gjithë ndikimin e tij për të mbështetur planin e paqe, i cili ka për qëllim një zgjidhje të konfliktit izraelito-palestinez brënda 3 vjetësh, nëpërmjet krijimit të dy shteteve.

Ai shprehu kënaqësi që zoti Abbaz, një element relativisht i moderuar në lëvizjen palestineze, kishte fituar në përpjekejt e tij ndaj Jaser Arafatit për të siguruar miratimin e kabinetit të tij. Por ai e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara prisnin hapa të menjëhershme dhe të efektshme nga ana e qeverisë kundër terrorizmit.

“Shpresoj që kryeministri i ri do të flasë hapur menjëherë dhe në mënyrë të qartë rreth terrorizmit dhe dhunës. Madje mendoj se së bashku me Mohamed Dahlanin në postin e ministrit të jashtëm pa portofol, por për çështjet e sigurimit, ai do të veprojë me shpejtësi dhe në mënyrë agresive për të punuar me autoritetet izraelite dhe për ta vënë gjendjen nën kontroll.”

Zyrtarët amerikanë thonë se presin që plani i paqes tu paraqitet zyrtarisht palëve që sot pasi kryeministri i ri palestinez të bëjë betimin në detyrë.

Sekretari Powell pritet të zhvillojë bisedime të tjera mbi planin e paqes nesër kur të vizitojë Madridin, ku para një viti u mbajt takimi ndërkombëtar i katërshes mbi Lindjen e Mesme, Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara, të cilat hartuan planin e paqes.

//ze//

XS
SM
MD
LG