Lidhje

Presidenti Bush do të deklarojë përfundimin e operacioneve në Irak - 2003-04-30


Presidenti Bush pritet të deklarojë përfundimine operacioneve të mëdha në Irak, në fjalimin drejtuar vendit sot. Presidenti pritet të flasë nga bordi i aeroplan-mbajtëses USS Linkoln që po kthehet në Shtetet e Bashkuara nga lufta në Irak, duke lundruar në Oqeanin Paqësor në drejtim të San Diegos në Kaliforni.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Ari Flaisher tha dje se se fjalimi ndonëse shënon një moment të rëndësishëm, nuk nënkupton përfudnimin zyrtar të luftës në Irak. Presidenti e mban këtë fjalim dy ditë pasi komandanti i forcave amerikane në Irak, Gjenerali Tommy Franks, tha se faza kryesore e luftimeve ka marrë fund.//ic//

XS
SM
MD
LG