Lidhje

Vizitë e zotit Powell në Siri - 2003-05-03


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell bëri të ditur se do t’u thotë udhëheqësve sirianë sot se është koha për të pranuar realitetin e ri të Lindjes së Mesme pas Saddam Husseinit. Sekretari Powell do të takohet sot në Damask me Presidentin Bashar al-Assad dhe me ministrin e Jashtëm, Farouk al-Shara.

Zoti Powell tha se do t’i vërë në dukje presidentit sirian se ka një dinamikë të re strategjike në rajon me rënin e Saddam Husseinit dhe krijimin e një kabineti të ri palestinez me prirje reformiste. Zoti Powell tha se Siria duhet ta rivlerësojë gjendjen lidhur me përpjekjet për të patur armë të shkatërrimit në masë dhe mbështetjen e saj për një kohë të gjatë për fraksionet palestineze që Uashingtoni i konsideron grupe terroriste.

Sekretari i Shtetit tha gjithashtu se Uashingtoni do një plan të ri paqeje mes Izraelit dhe palestinezëve që do të çonte në vendosjen e paqes mes Izraelit dhe Sirisë. Javën e ardhëshme, Sekretari Powell do të kthehet në rajon pas bisedimeve që do të zhvillojë me zyrtarët izraelitë dhe palestinezë rreth zbatimit të planit të paqes.//ic//

XS
SM
MD
LG