Lidhje

Pakistani dhe India kanë prirjen të vendosin marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh - 2003-05-03


Pakistani ka dhënë shenja që tregojnë se bisedimet e paqes me Indinë mund të fillojnë së shpejti, tani që India thotë se dëshiron të vendosë marrëdhënie të plota diplomatike me rivalin e saj bërthamor. Kryeministri i Indisë, Atal Behari Vajpayee, e bëri këtë ofertë dje dhe tha se ai do të fillonte me dërgimin e një ambasadori në Pakistan.

Ministri i Jashtëm i Pakistanit tha se edhe Islamabadi do të dërgonte një ambasador pas një njoftimi zyrtar të Kryeministrit Zafarullah Jamali. Zoti Jamali foli në telefon të hënën me zotin Vajpayee, kontakti i parë ky i nivelit të lartë që kur të dy këto vende me kapacitete bërthamore u tërhoqën nga konflikti i ndezur që i çoi në prak të luftës vitin e kaluar.

Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, Richard Armitage, do të vizitojë të dy vendet javën e ardhëshme.//ic//

XS
SM
MD
LG