Lidhje

Bëhen përpjekje për një takim midis kryeministrit izraelit Sharon dhe kryeministrit të ri palestinez Abbaz - 2003-05-03


Radio Izraeli njoftoi se kanë filluar bisedimet për të organizuar një takim midis kryeministrit izraelit Ariel Sharon dhe kryeministrit të ri palestinez Mahmud Abbaz. Sipas radio izraelit, të dyja palët po përpiqen ta zhvillojnë takimin brënda pak ditësh.

Lajmet për mundësinë e një takimi të tillë pasojnë thirrjet e udhëheqësve botëror drejtuar Izraelit dhe palestinezëve që të ripërtërijnë bisedimet e paqes pas një ndërprerjeje prej më shumë se 2 vjetësh.

Duke folur sot me gazetareët në Bejrut, Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell tha se zgjedhja e zotit Abbaz dhe angazhimi i shprehur nga vende të Lindjes së Mesme për të luftuar terrorizmin kërkojnë që procesi i paqes në Lindjen e Mesme të rifillojë përsëri.

Të enjten, zyrtarët amerikanë u paraqitur të dyja palëve një plan paqeje, në bazë të të cilit do të krijohej një shtet palestinez deri në vitin 2005, që do të ekzistonte krah për krah Izraelit.

Izraeli nuk ka pranuar të zhvillojë bisedime me udhëheqësin palestinez, Jaser Arafat, të cilin e akuzon se mbështet ekstremistët palestinezë. Kryeministri i ri Abbaz shikohet si një element i modetuar, që mbështet arritjen e paqes.

Dhuna vazhdoi këtë javë: një vetëvrasës palestinez vrau 3 veta në Tel Aviv, ndërkohë që gjatë një sulmi izrarelit në Gaza u vranë 12 palestinez.

//ze//

XS
SM
MD
LG