Lidhje

30 të vdekur nga stuhitë në pjesën qendrore të Amerikës - 2003-05-05


Zyrtarë të katër shteteve qendrore të Amerikës thonë se numri i viktimave pritet të rritet, ndërkohë që ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin nëpër rrënojat e shkaktuara nga dhjetra stuhi të fuqishme që goditën të dielën rajonin.

Sipas njoftimeve të konfirmuara, numri i viktimave ka arritur mbi 30, dhjetra veta janë plagosur dhe shumë të tjerë kanë mbetur pa strehë.

Stuhi të fuqishme goditën shtetet Kansas, Mizuri, Tenesi dhe Arkansa, duke shkatërruar zona të tëra.

Të paktën 30 vetë vdiqën dhe dhjetra të tjerë u plagosën dhe humbën shtëpitë, si pasojë e erërave të vrullshme, shiut dhe breshërit që shkaktuan dëme të mëdha.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë në rrënojat e ndërtesës së Gardës Kombëtare në qytetin Pierce të Mizurit, ku njerëzit ishin strehuar për t’u shpëtuar ciklonëve. Çatia e ndërtesës u shemb nga stuhia.

Mike Spencer, zëdhënës i Kryqit të Kuq në qytetin Pierce i tha Zërit të Amerikës se sheshi i qytetit u godit rëndë dhe shtëpi të tëra u rrafshuan.

“Shumica ishin ndërtesa historike dhe u rrënuan. Nuk e kam fjalën thjesht për dritare të thyera, apo mure të dëmtuara. Tavanet janë shembur, por ashtu edhe muret. Në disa nga ndërtesat kanë mbetur nga një apo dy shtylla prej druri”, tha ai.

Metereologët thonë se stuhitë po lëvizin drejt linjdes dhe pritet që kushtet e motit të keqësohen më vonë.//kk//

XS
SM
MD
LG