Departamenti amerikan i shtetit paralajmëroi amerikanët që të vazhdojnë të kenë kujdes kur udhëtojnë në Lindjen e Mesme.
Në një deklaratë që nxori të martën, Departamenti i Shtetit thotë se amerikanët në atë rajon, ende përballen me rrezikun e terrorizmit, megjithëse operacionet ushtarake në shkallë të gjerë kanë marrë fund në Irak.
Në deklaratë thuhet se sipas informacioneve të besueshme, grupe terroriste mund të jenë duke planifikuar sulme kundër objekteve amerikane në Lindjen e Mesme.
Departamenti i Shtetit nxori më 19 mars, një ditë para se të fillonte lufta në Irak, një paralajmërim urgjent për të mos udhëtuar në rajon.//kk//