Lidhje

Kapet edhe një ish zyrtar tjetër irakian - 2003-05-07


Komanda Qendrore amerikane bëri të ditur kapjen e një zyrtari rajonal të Partisë Bath të Sadam Huseinit. Në një deklaratë të komandës thuhet se Ghazi Hamudit, kreu i Partisë Bath për rrethin e Al-Kutit, u kap sot dhe mbahet nga forcat amerikane.

Ai ishte numri 32 në listën amerikane të 55 anëtarëve më të kërkuar të regjimit të përmbysur irakian. Zyrtarë amerikanë thanë të martën se specialistë në Irak po kontrollonin një kamion që duket si një laborator i lëvizshëm për armë kimike dhe biologjike. Zyrtarët thonë se luftëtarët kurdë në Irakun verior e ndalën kamionin në një postbllok, në afërsi të qiytetit Irbil dhe më pas ua dorëzuan forcave amerikane.

Para luftës në Irak, administrata e presidentit Bush e akuzoi qeverinë e Sadam Huseinit se përdorte laboratorë të lëvizshëm për prohramet e tij të armëve në përpjekje për t’i fshehur ato nga inspektorët e Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë, Presidenti Bush takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin spanjoll, Jose Maria Anzar. Pritet që presidenti Bush ta falenderojë udhëheqësin spanjoll për mbështetjen e luftës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak.

Të martën, Presidenti Bush emëroi diplomatin me përvojë, Paul Bremer, si të dërguarin e tij të posaçëm në Irak dhe për të mbikqyrur kalimin e vendit nën një qeverisje të re. Shtëpia e Bardhë tha se zoti Bremer do të jetë zyrtari më i lartë i koalicionit në Irak dhe do të mbikqyrë edhe përpjekjet e rindërtimit në këtë vend të shkatërruar nga lufta.//xh//

XS
SM
MD
LG