Lidhje

Papa Gjon Pali i Dytë feston 83 vjetorin e lindjes - 2003-05-18


Papa Gjon Pali i Dytë festoi 83 vjetorin e lindjes, duke kanonizuar 4 katolike të shenjta. Rreth 50 peligrinë morën pjesë në ceremoninë e sotme në sheshin e Shën Pjetrit, duke përfshirë edhe një numër të madh qytetarësh polakë, mes tyre edhe presidentin Aleksandër Kvaznjevski.

Papa shenjtëroi 4 gra, 2 italiane dhe 2 polake, themeluese urdhërash fetarë. Ati i shenjtë ka kanonizuar 473 të shenjtë, më shumë se çdo Papë tjetër në historinë e kishës katolike. Papa u kërkoi gjithashtu besimtarëve që të vazhdojnë të luten për të.

Dje, një zyrtar i lartë i Vatikanit pranoi për herë të parë se Papa vuan nga sëmundja e Parkinsonit dhe shtoi se lutjet e kanë ndihmuar Papën që të përballojë këtë sëmundje.

//ze//

XS
SM
MD
LG