Lidhje

Kalendari Historik, 21 maj - 2003-05-20


Më 21 maj 1883, nën tingujt e bandave muzikore dhe fishekzjarreve u përurua Ura e Bruklinit në qytetin e New Yorkut.

Ura 283 metra e gjatë, mbi lumin East, lidh Mahnatanin dhe Bruklinin, dhe në atë kohë ishte ura e varur më të gjatë në botë. Në fillim, shumë njerëz i shmangeshin përdorimit të saj, nga frika se mund të shembej.

Për të krijuar besimin tek njerëzit drejtuesit e bashkisë i kërkuan pronarit të një cirku, që të marshonte bashkë me 21 elefantë nëpër urën e Bruklinit. Kjo edhe i dha fund shqetësimeve të qytetarëve se ura mund të shembej.

Më 21 maj 1963, një gjykatës federal urdhëroi Universitetin e Alabamas, që deri atë kohë pranonte vetëm studentë të racës së bardhë, që të lejonte edhe dy studentë zezakë të ndiqnin mësimet në këtë shkollë.

Ky vendim u hodh poshtë nga guvernatori i Alabamas, Goerge Wallace, i cili mbështeste ndarjen mbi baza raciale. Zoti Wallace tha se do të shkonte në lokalet e Universitetit më 11 qershor për të penguar regjistrimin e ndonjë studenti zezak.

Një ditë më pas, një gjykatës federal e hodhi poshtë kërkesën e zyrtarëve të universitetit për të shtyrë vendimin për heqjen e dallimeve raciale. Avokatët që përfaqësonin universitetin u shprehën se tensionet midis banorëve vendorë rreth vendimit për heqjen e dallimeve raciale do të provokonin dhunë.

Në Washington, ndërkaq, presidenti John F. Kennedy u bëri thirrje qytetarëve të Alabamas që të respektonin vendimin e gjykatës. Më 11 qershor, guvernatori Wallace bëri një përpjekje simbolike për të ndaluar urdhërin për integrim. Ai personalisht e bllokoi hyrjen për në zyrën e regjistrit të studentëve të universitetit.

Kur presidenti Kennedy vuri nën kontrollin e trupave federale, njësitë ushtarake të shtetit të Alabamas, me qëllim që të zbatojnë vendimin, guvernator Wallace u tërhoq dhe lejoi regjistrimin e studentëve zezakë.//lk//

XS
SM
MD
LG