Lidhje

Policia në jug të Shqipërise iu rikthye operacioneve për goditjen e rrjeteve te trafikut të paligjshëm - 2003-05-20


Policia e Gjirokastrës dhe ajo e Fierit kanë arrestuar në 24 orët e fundit te persona dhe kanë shpallur në kërkim dy të tjerë. Personat akuzohen si të përfshirë në një rrjet te transportit të bimëve narkotike dhe në banesat e tyre janë gjetur edhe armë dhe municione thanë zyrtarët e policisë së Gjirokastrës. Po kështu ata akuzohen edhe për pengmarrje pasi dy ditët e fundit rrëmbyen dy persona nga qyteti i Mallakstrës me te cilët kishin përplasje për pazaret e narkotikëve. Policia e Gjirokastrës tha se ka zbardhur kështu funksionimn e një tjetër rrjeti të narkotikëve që transportohen nga Shqipëria drejt Greqisë fqinje.

Policia e Gjirokastrës bllokoi dje edhe 20 emigrantë të paligjshëm shqiptarë që udhëtonin në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë. Policia tha se emigrantët janë bllokuar në brezin kufitar në afërsi të pikës së Kakavijës dhe ne rrethin e Përmetit.

Drejtori i Policisë së Qarkut, Komisar Nuredin Bega, tha se "strukturat drejtuese te komisariateve te policise ne Gjirokaster, Tepelene dhe Permet kane angazhuar te gjitha efektivat e sektoreve te policise kriminale, rendit, rrugore dhe policise kufitare per te goditur trafikun .Operacionet e policisë së Gjirokastrës u rikthye pas një urdhëri te Ministrisë së Rendit dhe do të shtrihen sipas burimeve zyrtare në disa zona. Hotelet, motelet, do të jenë objektet që do të kontrollohen në këto qytete, në kërkim të atyre që janë të skeduar në dosjet e policisë.//ss//

XS
SM
MD
LG