Lidhje

Kalendari Historik, 30 maj - 2003-05-29


30 maji kremtohej për shumë vjet si dita e Dëshmorëve në Shtetet e Bashkuara, për të cilën ekzistojnë shpjegime të ndryshme kur është fjala për origjinën e kësaj dite.

Në përgjithësi të gjithë janë të një mendimi se dita e dëshmorëve ka filluar të kremtohet vetëm pas mbarimit të luftës civile në Amerikë, më 1865. Thuhet se kjo ditë u shënua fillimisht më 30 Maj të vitit 1866, kur banorët e qytetit Waterloo në New York u mblodhën në varrezat e qytetit dhe vendosen lule në varret e njerëzve të vrarë gjatë luftës civile.

Më vonë, Ushtria e madhe e Republikës, organizatë kjo e veteranëve të luftës civile nga pjesa veriore e vendit, mbështeti organizimin e ceremonive për të nderuar të rënët.

Më 1868, gjenerali John Logan, komandanti i Ushtrisë së Madhe e shpalli 30 Majin, si ditën kur do të vendoseshin kurora në varret e të rënëve në luftë. Pas Luftës së parë botërore, Kongressi amerikan vendosi që 30 maji të jetë dita kur do t’u bëhen nderime vikimave të të gjitha luftave në të cilat kanë marrë pjesë Shtetet e Bashkuara.

Më 30 maj 1922, në Washington filloi ndërtimi i një përmendoreje për të nderuar presidentin Abraham Lincoln. Kjo përmendore, e ndërtuar në stilin e tempujve klasikë grekë, ka 36 shtylla të stilit dorik. Brenda saj qëndron një statujë 6 metra e lartë e presidentit Lincoln ulur. Nëpër muret prej mermeri janë të gdhendura fragmente nga fjalimet e tij më të njohura. Abraham Lincoln u zgjodh president në vitin 1861, pak kohë para fillimit të luftës civile në Amerikë. Ai u vra me atentat më 1865, një javë përpara se ushtria e federatës shënoi fitoren në luftë.// lk //

XS
SM
MD
LG