Lidhje

Kalendari Historik, 23 maj - 2003-05-29


Më 23 maj 1619, një anije holandeze arriti në koloninë e Virgjinias, duke sjellë një grup njerëzish, që besohet të ishin skllevërit e parë zezakë në Amerikë.

Grupi prej 20 afrikanësh të rrëmbyer u shitën në Xhejmstaun, të Virgjinias, si punëtorë për një fabrikë duhani. Deri më 1670, ligji dhe zakonet e atëhershme përcaktonin statusin e afrikanëve nëpër kolonitë amerikane, si skllevër.

Kur kolonitë shpallën pavarësinë e tyre nga Anglia më 1776, në Shtetet e Bashkuara ndodheshin rreth 500 mijë skllevër zezakë, shumica e të cilëve ishin të përqëndruar në jug të vendit.

Pambuku u bë një nga bimët bujqësore kryesore në atë rajon kur Eli Whitney zbuloi makinën për pastrimin e pambukut më 1793. Me anë të kësaj makine, një skllav i vetëm mund të hiqte farat nga rreth 23 kilogramë pambuk brenda një dite, sasi kjo shumë më e madhe se më parë.

Kjo nxiti një rritje të madhe në industrinë e pambukut, dhe përdorimin gjithnjë më të madh të skllevërve, në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara. Në shekullin e 19-të, skllevëria u bë çështje debatesh te ashpra në Amerikë, që çoi edhe në luftën civile më 1860, kur shtetet nga jugu i vendit vendosën të shkëputeshin nga federata për shkak të vendimit të qeverisë për të ndaluar skllevërin. Megjithatë, jugu humbi luftën dhe skllevërit fituan lirinë.

Ai quhej Kristofer Karson, por njeriu i cili vdiq në Fort Lyon të Kolorados, më 23 maj 1868 do të mbahet mend gjithmonë me emrin ”Kit” Karson.

Ai ishte një figurë legjendare për plot tridhjetë vjet. Karson ishte gjuetar, ushtar, zbulues dhe gjeolog në rajonin e Maleve Roki dhe në shkretëtirën në pjesën jugperëndimore të Shteteve të Bashkuara. Ai udhëhoqi ushtrinë për në Oregon dhe Kalifornia, në misionin që kishin për qëllim përpilimin e hartave.

Karson, gjithashtu ndihmoi forcat e federatës në mbrojtjen e territorit të Nju Meksikos, gjatë Luftës Civile në Amerikë. Njohuria e tij e thellë mbi indianët e amerikës luajti një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis fiseve indiane dhe amerikanëve, që u shpërndgulën drejt territoreve në jugperëndim të vendit.// lk //

XS
SM
MD
LG