Lidhje

Bush: SHBA ka nevojë për ndihmën e aleatëve në luftën kundër terrorizmit - 2003-05-31


Presidenti Bush thotë se Shtetet e Bashkuara e duan dhe kanë nevojë për ndihmën e aleatëve në luftën kundër terrorizmit dhe në përpjekjet për të marrë masa kundër sëmundjeve dhe urisë.

Presidenti tha në fjalimin e tij të përjavshëm në radio se forca ushtarake është gjithmonë “rrugëzgjidhja e fundit” në luftën kundër terrorizmit. Për ta shmangur këtë, Presidenti Bush tha se vendet duhet të punojnë së bashku për t’i dhënë fund asaj që ai e quajti “klimë të zemërimit dhe dëshpërimit” që nxit terroristët.

Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara mirëpresin dhe kanë nevojë për “ndihmën, këshillën dhe urtësinë e miqve dhe aleatëve”, për t’i dhënë fund Sidës dhe urisë, për të siguruar ndihmë ekonomike për projekte zhvillimi dhe “për të çuar përpara kauzën e lirisë dhe paqes”.

Presidenti u bëri thirrje gjithashtu udhëheqësve të Lindjes së Mesme për “t’i lënë mënjanë argumentat e vjetra dhe mënyrat e vjetra” dhe të marrin vendimet e vështira që nevojiten për të arritur një marrëveshje për paqen. Presidenti Bush do të takohet javën e ardhshme në Egjipt dhe Jordani me Kryeministrat izraelitë dhe palestinezë dhe me udhëheqës të tjerë të Lindjes së Mesme për të diskutuar planin e paqes.//kk//

XS
SM
MD
LG