Lidhje

Një shpërthim vetëvrasës në Rusi shkakton vdekjen e 18 vetave - 2003-06-05


Zyrtarë rusë thonë se autorja e një shpërthimi vetëvrasës hodhi në erë një autobus me anëtarë të personelit të forcave ajrore ruse, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 18 vetave, përfshirë gra. Zyrtarët thonë se pati edhe një numër të madh të plagosurish, 12 prej të cilëve janë shtrua në spital. Mes viktimave ishin anëtarë të peresonelit ushtarak dhe civilë.

Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin që ndodhi sot në Osetinë veriore, pranë kufirit me republikën separatiste të Çeçenisë. Por autoritetet ruse dyshojnë se shpërthimi është kryer nga kryengritës çeçenë. Zyrtarët thonë se autorja e sulmit iu afrua autobusit ndërkohë që ai po ngadalësohej pranë një kryqëzimi hekurudhor dhe aktivizoi lëndët plasëse.//xh//

XS
SM
MD
LG