Lidhje

Hairspray, fituesja e madhe e çmimeve Tony - 2003-06-09


Komedia muzikore e Brodueit, “Hairspary” ishte fituesja e madhe e çmimeve Tony në New York, duke u nderuar në tri kategori, përfshirë muzikalin më të mirë.

Çmimet Tony jepen për aktorët, muzikalët dhe pjesën më të mirë teatrale në Broduei.

“Hairspray”, një komedi muzikore për një shfaqje televizive me vallëzim në Baltimorën e viteve 1960, ishte kandidate për 13 çmime. Çmimet për aktoren dhe aktorin më të mirë në një muzikal, i morën yjet e kësaj komedie Marissa Jaret Winokur dhe Harvey Fierstain.

“Take me out” fitoi çmimin Tony, për pjesën më të mirë teatrale, ndërsa çmimi për pjesën më të mirë të risjellë në skenë iu dha dramës “Long Day’s Journay into Night” dhe aktorëve të saj Brian Dennehy dhe Vanessa Redgrave. “Nine” fitoi çmimi për muzikalin më të mirë të risjellë në skenë.

Çmimet Tony jepen për 22 kategori dhe votohen nga gazetarët dhe anëtarë të komunitetit të teatrit.

Broadway pati këtë vit fitime rekord, që kapën shifrën 720 milionë dollarë për sezonin 2002-2003, pas një rënieje të madhe të shitjes së biletave pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.//kk//

XS
SM
MD
LG