Lidhje

Qendra Ndërkombëtare e Antitrafikut në Vlorë do të zgjerojë bashkëpunimin edhe me vendet e tjera të Ballkanit. - 2003-06-15


Qendra Ndërkombëtare e Anti-Trafikut në Vlorë, do të njoh së shpejti një zgjerim të bashkëpunimit ndër-rajonal. Pas Greqisë dhe italisë edhe vendet e tjera fqinje me Shqipërinë kanë shprehur interesimin, ndërkohë që po financohet një projekt i këmbimit elektronik i informacionit.

Qendra Ndërkombëtare e Antitrafikut në Vlorë pritet të ketë së shpejti edhe bashkepunimin e policive nga vendet fqinje. Pas një takimi të Ministrave të Brendshëm të Shqipërise, Maqedonise Serbisë, Malit të Zi dhe përfaqësuesve të Unmikut të Kosovës të zhvilluar dje në Vlorë, zyrtarët shqiptarë të Qëndrës Antitrafik thonë se janë të gatshëm të zgjerojnë përfshirjen ndër-rajonale.

Ky bashkëpunim sipas drejtuesve të Qëndrës do të gjejë edhe konsensusin e palës greke dhe italiane të cilët kanë përfaqësuesit e tyre në Qëndrën e Antitrafikut. "Shkëmbimi i përbashkët i informacionit për grupe kriminale dhe bashkëpunimi për t`i luftuar ato do të jetë pjesë e misionit të përbashkët të së ardhmes ", i tha Zërit të Amerikës nje zyrtar i Qendrës se Antitrafikut. Pritet sipas zyrtarëve shqiptarë që vullneti i Ministrave të Brendshëm të shprehet me marreveshje të ndërsjellta me sejcilin nga vendet fiqnje me Shqipërinë . Kjo do ta bëjë, sipas specialistëve të Qendrës Ndërkombëtare të Antitrafikut në Vlorë, më konkret këtë bashkëpunim.

Zyrtarët shqiptarë shpresojnë se nga puna qe është bërë deri tani dhe nga vetë poziconi gjeo-strategjik i Qendrës së Antitarfikut në Vlore ti japin asaj vlera shumëfunksionale për te luftuar trafiqet dhe krimin. Së shpejti do të përfundojë në këtë qendër ngritja e një sistemi të informacionit elektronik i cili do të ketë lidhje me 16 pika kufitare shqiptare . Sistemi është financuar me rreth 2 milionë dollarë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Të dhenat që do të mblidhen në Qendrën e Vlorës dhe do t`u shpqrndahen edhe policive të vendeve fqinje vecanërisht për të luftuar krimin në zonat ndërkufitare. Disa raste të kohëve të fundit të bllokimit të narkotikëve në pikën e Kakavijës në kufi me Greqinë kanë provuar se kur është shkëmbyer në mënyrë të shpejtë informacioni nga policitë e të dy vendeve ka pasur rezultat në zbulimin e rrjeteve që veprojnë në të dy vendet.

Drejtuesit e policisë së Gjirokastërs thonë se këto praktika duhet të mbështeten në hapa ligjorë dhe në marrëveshje të ndërsjellta. //ss//

XS
SM
MD
LG