Lidhje

Gjendet një ndër statujat Oskar të vjedhura në vitin 2000 - 2003-06-18


Agjentët e FBI-së në Miami të Floridës gjetën njërën ndër tre statujat e çmimeve Oscar që u vodhën 3 vjet më parë. Zyrtarët thonë se statujat u gjetën gjatë një procesi hetimor mbi trafikun e drogës, por nuk dhanë hollësi, pasi procesi vazhdon ende.

Statuja u verifikua nga Akademia e Arteve Kinematografike si një ndër 55 çmimet oskar që u vodhën më 10 mars të vitit 2000, kur po transportoheshin nga Çikago në Los Anxheles.

Statuja e gjetur do të dërgohet në zyrat e Akademisë Amerikane të Kinematografisë, pasi hetuesit të përfundojnë procesin.

Muzikanti Carlos Santana tha se do t’i dhurojë fitimet e nxjerra nga turneu i tij Shaman për luftën kundër Sidës. Fondet e grumbulluara do t’i kalojnë shoqatës Artistët për një Afrikë të Re të Jugut, e cila lufton përhapjen e virusit HIV dhe Sidës në Afrikën e Jugut.

Artisti u bëri thirje simpatizantëve të tij të përhapin virusin e dhimbshurisë dhe dashurisë. Aktori Roger Moore do të njihet këtej e tutje si Sir. Roger Moore. Ai njihet më së shumti për rolin e tij si Agjenti 007, mori titullin e kalorësit për punën e tij në ndihmë të organizatave bamirëse për fëmijët.

Futbollisti David Beckham, kapiten i ekipit anglez u nderua me çmimin OBE. Ndërsa këngëtari Sting tha se ndjehej i nderuar dhe i befasuar që ishte përfshirë në listën e artistëve të nderuar me çmime nga Mbretëresha Elizabetë. Artisti u nderua për kontributin e tij për industrinë muzikore.

//ad//

XS
SM
MD
LG