Lidhje

Administrata propozon, por Kongresi vendos - 2003-06-19


Në kuadër të rolit të tij legjislativ, Kongresi kontrollon edhe shpenzimet e qeverisë federale. Një numër komisionesh të Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve mbikëqyrin thuajse çdo aspekt të shpenzimit të të ardhurave nga taksat.

Me fjalë të tjera, administrata propozon, por Kongresi vendos. Kjo shprehje përshkruan vetëm pjesërisht marrëdhëniet midis presidentëve e programeve të tyre legjislative nga njëra anë dhe Kongresit e detyrës së tij mbikqyrëse nga ana tjetër.

Zyrtarë të mesëm e deri të nivelit më të lartë të administratës thirren për të dëshmuar para Kongresit. Ndihmës-sekretari për Analizimin e Informacionit pranë Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Pol Redmond, thotë se kjo mund të jetë një përvojë e mundimshme.

Zoti Redmond është ngarkuar me detyrën e vështirë të krijimit të një sistemi të efektshëm për analizmin e informacionit. Mirëpo, ligjvënësit shprehën pakënaqësi me përparimin që është bërë deri tani në këtë drejtim. Dhe e gjithë kjo pakënaqësi rëndoi mbi shpatullat e zotit Redmond. Ja si shprehet ligjvënësi republikan Kristofor Sheis:

”Përse mendoni zoti Redmond se duhet të jemi të kënaqur sot me mungesën e shpjegimeve tuaja. Deklaratat tuaja janë kundërthënëse. Fakti është se ju nuk keni trajtuar çështjet që na interesojnë ne. Atëherë, më thoni zoti Redmond, përse mendoni se jemi të kënaqur me vendimin për t’ju caktuar ju në këtë detyrë?- pyeti ligjvënësi Sheis.

Pas shprehjeve dhe pyetjeve të ashpëra të ligjvënësit republikan Kristofor Sheis, demokrati Bob Etherixh i Karolinës së Veriut, i erdhi në ndihmë zëvëndës-sekretarit Edmonds, duke shpjeguar me pak fjalë pikat kryesore të detyrës mbikëqyrëse të Kongresit:

”Ju, zoti Edmonds keni një detyrë të vështirë, por një detyrë të rëndësishme ku nuk mund të ketë dështime, pasi çdo person në këtë vend varet nga suksesi i saj. Pra, duhet ta kuptoni se ne jemi këtu për t’ju ndihmuar. Ne nuk jemi armiqtë tuaj. Përgjegjësia juaj është të na jepni informacionin e nevojshëm për t’ju ndihmuar, pra për të marrë vendime të përshtatshme. Populli amerikan e paguan shtrenjtë, nëse ne nuk merren vendimet e duhura.

Por edhe zyrtarë të tjerë të lartë të administratës janë marrë në pyetje nga Kongresi. Prokurori i Përgjithshëm, John Ashkroft, është bërë shpesh objekt kritikash nga ligjvënësit, të cilët thonë se ai nuk bashkëpunon sa duhet në seanca të tilla të Kongresit.

Ndërsa Presidenti Bush vazhdon përpjekjet agresive për ta bindur Kongresin të miratojë sa më shumë që të jetë mundur nga programi i tij i brendshëm, deri në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, një gjë është e sigurt: edhe pyetjet nga ana e ligjvënësve do të vazhdojnë.// lk //

XS
SM
MD
LG