Lidhje

Paralajmërim për një sulm terrorist në Kenia - 2003-06-21


Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka paralajmëruar për rrezikun e një sulmi të shpejtë terrorist në Kenia, gjë që shkaktoi mbylljen e ambasadës amerikane në Najrobi, për të paktën disa ditë. Zyrtarët e Pentagonit thonë se objektivat dhe metodat e këtyre sulmeve të mundëshme janë mësuar nga autoritetet por ato po mbahen sekret.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, tha se ambasada në Najrobi po rishikon masat e sigurimit në dritën e këtij paralajmërimi. Ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani u shkatërruan pothujse njëkohësisht nga shpërthimet e makinave bombë në vitin 1998. Rrejti terrorist al-Qaida i Osama bin Ladenit u akuzua për sulmet në të cilat më shumë se 200 vetë u vranë.

Në muajt e fundit, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë shprehur vazhdimisht shqetësimet rreth mundësisë së sulmeve terroriste nga rrjeti terrorist al-Qaida në Kenia dhe në vende të tjera të Afrikës Lidore, duke thënë se terroristë të njohur janë duke vepruar në rajon.

Ambasadat amerikane në Kenia dhe Etiopi u mbyllën për një kohë të shkurtër në fillim të këtij muaji, lidhur me ato që zyrtarët i quajnë shqetësime për sigurimin. Britania e Madhe pezulloi muajin e kaluar të gjitha fluturimet me Kenian për arsye të ngjashme.

Në nëntor të vitit të kaluar, atentatorë vetvrasës kryen shpërthime që u kushtuan jetën të paktën 14 vetave në një vendpushimi pranë qytetit-port të Kenias, Mombasa, pronë e një izraeliti.//ic//

XS
SM
MD
LG