Lidhje

Presidenti Bush përmend vendosjen e sigurisë, si objektiv në Irak - 2003-06-21


10 javë pas përmbysjes së regjimit irakian, presidenti Bush tha se objektivat kryesore të ushtrisë amerikane në Irak janë rivendosja e sigurisë dhe përmirësimi i jetës së popullit irakian.

Në fjalimin e përjavshëm në radio, presidenti tha se përparësia e tij kryesore është që ta bëjë Irakun të sigurtë për qytetarët e tij dhe për forcat e koalicionit, të cilat vazhdojnë të sulmohen thuajse çdo ditë.

Zoti Bush shtoi se objektivi i dytë është përmirësimi i jetës së popullit irakian pas 30 vjet shtypjeje. Ndërkohë Presidenti Bush thotë se është i vendosur që të gjejë armët e shkatërrimit në masë në Irak dhe se ushtria po vë në shënjestër anëtarë të ish-partisë irakiane në pushtet, e cila vazhdon t’u vërë prita trupave amerikane.

Dy muaj pas rënies së Bagdadit, trupat amerikane po vazhdojnë të kërkojnë armë të shkatërrimit në masë.

Urgjenca që paraqiste rreziku i këtyre armëve ishte arsyeja kryesore që dha presidenti Bush për ndërhyrjen në Irak. Tani ai po përballet me kritika nga disa udhëheqës vendesh dhe demokratë të Kongresit, ndërsa ato armë nuk janë gjetur ende.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, presidenti Bush e mbrojti ndërhyrjen në Irak, duke përmendur ato që i cilësoi si prova të shumta se Saddam Husseini kishte armë kimike dhe biologjike.

“Shërbimet e zbulimit të shumë vendeve arritën në përfundimin se ai kishte armë të paligjshme dhe regjimi nuk pranoi të jepte prova për shkatërrimin e tyre. Ne jemi të vendosur të zbulojmë përmasat e programeve të Saddam Husseinit për armët, sado kohë të na duhet për një gjë të tillë”.

Presidenti Bush thotë se trupat amerikane po punojnë gjithashtu për të rivendosur sigurinë, për të cilën ai thotë se është jetike si për civilët irakianë, ashtu edhe për ushtarët amerikanë që vazhdojnë të sulmohen nga njerëzit për të cilët ai thotë se janë anëtarë të ish-partisë në pushtet.//kk//

XS
SM
MD
LG