Lidhje

Izraeli arreston 150 veprimtarë palestinezë - 2003-06-24


Forcat izraelite të sigurimit kanë arrestuar 150 anëtarë të dyshuar të grupit ekstremist palestinez Hamas gjatë fushatave të spastrimit në Bregun Perëndimor.

Trupat izraelite bastisën dje në mëngjes Hebronin, ku arrestuan 130 palestinezë vetëm disa orë pasi ndaluan 20 persona të tjerë në Nablus, të dyshuar si veprimtarë të Hamasit.

Izraeli kreu bastisjet, ndërkohë që kryeministri palestinez, Mahmud Abbaz, është në pritje të përgjigjes së grupit Hamas dhe grupeve të tjera ekstremiste në se do të pranojnë apo jo një armëpushim të sulmeve të tyre kundër izraelitëve.

Zyrtarë të ministrisë izraelite të mbrojtjes thanë se Hamasi ka rënë dakord në parim për një armëpushim 3 mujor, megjithatë marrëveshja nuk është përfunduar ende.

Por Hamasi nga ana e tij tha se Izraeli i ndërmori bastisjet e djeshme në Bregun Perëndimor në përpjekje për të sabotuar mundësitë e një armëpushimi.

//ze//

XS
SM
MD
LG