Lidhje

Hagë: një kroat i Bosnjës deklaron pafajësinë para Gjykatës së OKB-së - 2003-06-27


Një kroat i Bosnjës i akuzuar se ka luajtur rol në vrasjen e të paktën 16 civilëve myslimanë gjatë konfliktit ballkanik deklaroi se është i pafajshëm lidhur me akuzat.

Ivica Rajic e bëri deklaratën e tij para Gjykatës së Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi. Mbi zotin Rajic rëndojnë një numër akuzash, përfshirë edhe vrasjen e qëllimtë dhe shkatërrimin e pronave.

Autoritetet kroate e arrestuan zotin Rajic në prill dhe e ekstraduan të martën në Gjykatën e Hagës.

Ai akuzohet se i ka dhënë urdhër një njësie paraushtarake të kroatëve të Bosnjës të sulmojnë fshatin Stupni Dol në Bosnjë-Hercegovinën qendrore në vitin 1993.

//ad//

XS
SM
MD
LG