Lidhje

Irak: një ushtar amerikan qëllohet në Bagdat - 2003-06-27


Dëshmitarë në Bagadad thonë se gjatë sulmit më të fundit ndaj forcave amerikane në Irak, u qëllua mbi një ushtar amerikan.

Dëshmitarët thonë se ushtarin e qëlluan sot në fytyrë, ose në qafë, ndërsa po blinte disqe muzikore një dyqan në veriperëndim të Bagdadit. Agjencia franceze e lajmeve citon një zyrtar të Pentagonit, i cili e konfirmon njoftimin. Nuk dihet ende në se ushtari mundi të shpëtojë gjallë.

Ky sulm ndodh ndërkohë që forcat amerikane vazhdojnë kërkimet në tokë dhe nga ajri për dy ushtarë, të cilët u zhdukën dje në qytetin e Baladit, në veri të Bagdadit. Njoftimi për mosgjetjen e të dy ushtarëve erdhi pasi ata nuk iu përgjigjën thirrjes me radio.

Ushtria amerikane thonë se ka ndaluar tre irakianë në lidhje me zhdukjen e ushtarëve.

Gjithashtu, dy amerikanë të tjerë u vranë gjatë sulmeve që u kryen të enjten, më 26 qershor, në jugperëndim të Bagdadit dhe në qytetin e Naxhafit. Në një tjetër incident, u vra një irakian, gjatë një shpërthimi, që shkatërroi një automjet amerikan me punëtorë irakianë të elektrikut.

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes fajësojnë të ashtuquajturat mbeturina të regjimit të përmbysur të Sadam Hussseinit për sulmet e përditshme, me të cilat përballen trupat e koalicionit në Irak. Që nga 1 maji, dita kur presidenti Bush deklaroi përfundimin e luftimeve kryesore në Irak, atje kanë humbur jetën 21 ushtarë amerikanë.

Fillimisht sulmet ishin kufizuar ndaj ushtarëve amerikanë, por u shtrinë edhe tek forcat britanike në Irakun jugor këtë javë kur persona të paidentifikuar vranë 6 ushtarë britanikë. Zyrtarët britanikë vazhdojnë hetimet lidhur me këtë sulm.

//ad//

XS
SM
MD
LG