Lidhje

Vdiq aktorja Katherine Hepburn - 2003-06-30


Ndoshta ajo nënqeshte, kur e thërrisnin një ikonë, por aktorja Katherine Hepburn ishte mishërimi i bukurisë, zgjuarsisë dhe pavarësisë. Adhuruesit e saj në gjithë botën, janë pikëlluar nga vdekja e saj. Ju ftojmë t’i hidhni një vështrim jetës së saj.

Në vitin 1938 ajo interpretoi në komedinë klasike “Bringing up baby”, dhe në të njëjtin vit në filmin “Holiday”, një nga filmat e tjerë më të mirë të Hollivudit. Por kur iu kërkua të interpretojë filmin “Pulat e zonjës Carry”, ajo e la punën dhe iu kthye Brodueit me “Philadelphia story”. Ajo e dinte që kishte vetëm një rrugë për të patur rolin kryesor në film. Ajo bleu të drejtat e tij dhe e filloi vetë karrierën e dytë prej një ylli kinemaje. Asnjëherë nuk kishte parë Hollivudi diçka si Katherinë Hepburn. “Prindërit e mi ishin dy njerëz të jashtëzakonshëm”. thoshte ajo. I ati ishte mjek dhe ishte ndër të parët që kuruan sëmundjet venerale. E ëma ishte figurë edhe më interesante. Ajo bëri fushatë për kontrollin e lindjeve dhe për të drejtën e gruas për të votuar. Duke bërë shaka ajo thoshte se prindërit i kishin thënë se mund të bëhej ç’të donte, kështuqë ajo kishte menduar që nuk kishte arsye të mos bëhej aktore e madhe? “Morning glory” ishte filmi i saj i tretë me të cilin ajo fitoi çmimin Oscar. Hollivudi nuk ka parë asnjëherë një grua si Katherinë Hepburn, aq të pavarur dhe të mençur dhe aq të bukur. “Këtu takova Spencer Tracyn”, tregonte ajo.

Në 25 vjetët që pasuan, ata bënë 9 filma bashkë dhe u dashuruan në ekran dhe në jetë. Por Tracy katolik, nuk e ndau gruan dhe Katherine nuk ia kërkoi ndonjëherë një gjë të tillë. Të dy ata jetuan së bashku dhe e deshën njëri-tjetrin. Kur Tracy vdiq, Hepburn nuk mori pjesë në varrim, pasi iu duk se do të ishte mungesë respekti për të shoqen. Ajo fitoi Oscarin e dytë për interpretimin në filmin “Guess who’s coming to dinner”. Një vit më pas, Katherinë fitoi Oscarin e tretë për filmin “Lion in winter” dhe duke shënuar një rekord, të katërtin për “On golden pond”. Kjo ishte skena e saj e fundit, filmi i saj i fundit. Karriera e saj zgjati shtatë dekada.

XS
SM
MD
LG