Lidhje

Arrestohet në Shqipëri një nga drejtuesit e AKSH-së - 2003-07-02


Autoritetet shqiptare njoftuan se kanë arrestuar të martën Gafurr Adilin, një prej drejtuesve të së ashtuquajturës Armata Kombëtare Shqiptare e cila vepron në Maqedoni.

Adili është arrestuar së bashku me një bashkëpunëtorin e tij. Sipas burimeve të policisë ai është kapur në Peshkopi, qytet në veri të vendit në kufi me Maqedoninë dhe më pas është sjellë në Tiranë.

Ai mendohet të jetë futur në Shqipëri në mënyrë të paligjshme. Autoritetet e vendit i kishin ndaluar atij hyrjen. Pak muaj më parë më 9 mars ai ishte kther pas në aeroportin e Rinasit, ndërsa kishte ardhur me një fluturim të shoqërisë ajrore zvicerane.

Refuzimi i qëndrimit në Shqipëri, u motivua me faktin se “veprimtaria e tij binte ndesh me politikën zyrtare dhe qëndrimin e Shqipërisë kundër cdo lloj veprimtarie që synon të provokojë destabilitet”.

Gafurr Adili është ndër personat, emri i të cilit figuron edhe në listën e zezë të presidentit amerikan George Bush, ndërsa në Maqedoni për të ekziston një urdhër arresti. //kk//

XS
SM
MD
LG