Lidhje

Shrëder: Berluskoni duhet të kërkojë falje - 2003-07-03


Kancelari gjerman Gerhard Shrëder tha se kryeministri italian Silvio Berluskoni duhet të kërkojë ndjesë për komentet në të cilat e krahasonte një deputet gjerman me një roje kampi nazist.

Zoti Shrëder tha sot në parlamentin gjerman se krahasimi është krejtësisht i papranueshëm dhe se ai pret që udhëheqësi italian të kërkojë zyrtarisht falje. Zoti Berlusconi është shprehur se do të flasë sot në telefon me zotin Shrëder por pa lënë të kuptohet se çfarë do t’i thotë atij.

Ai akuzoi opozitën e majtë italiane duke thënë se incidenti ishte orkestruar prej saj por pa dhënë hollësi. Pas një fjalimi që mbajti dje në Parlamentin Evropian në Francë, socialisti gjerman, Martin Schulz, e kritikoi zotin Berluskoni për konflikt interesash, pasi ai është kryeministër dhe njëkohësisht kontrollon pjesën më të madhe të stacioneve televizive private në Itali.

Zoti Berluskoni u kundërpërgjigj menjëherë duke thënë se zoti Schultz do të ishte kandidat i përkryer për rolin e një rojeje kampi nazist në një film që është duke u xhiruar.//ii

XS
SM
MD
LG