Lidhje

Presidenti Bush ende nuk ka marrë vendim për të dërguar trupa në Liberi - 2003-07-04


Presidenti Bush tha se ende nuk ka marrë ndonjë vendim për të dërguar ose jo trupa në Liberi, por shtoi se dorëheqja e presidentit Charles Taylor është çelësi për rikthimin e paqes në këtë vend të Afrikës perëndimore.

Zoti Bush i tha dje Zërit të Amerikës se ai po analizon informacionet e ndryshme dhe po pret rekomandimet nga Afrika Veriore përpara se të vendosë nëse do të angazhojë apo jo trupa për një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare në Liberi.

Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për Sigurimin Kombëtar, Condoleezza Rice thotë se bisedimet lidhur me fatin e presidentit të Liberisë, Charles Taylor ndodhen në një fazë delikate.

Dje, mijra liberianë marshuan në rrugët e kryeqytetit Monrovia për të kërkuar dorëheqjen e zotit Taylor, ndërkohë që në një miting pro presidentit Taylor morën pjesë vetëm disa qindra njerëz.//ii

XS
SM
MD
LG