Lidhje

Kryeministri Nano viziton Vlorën - 2003-07-05


Kryeministri Fatos Nano u bëri thirrje të shtunën bizneseve në Vlorë që t’i përshtaten ekonomisë së tregut. Ai premtoi një seri ndryshimesh në legjislacion me këtë qëllim.

Ndërkaq, kryetari i Partisë Socialiste bëri komente edhe për zhvillimet në partinë e tij e për ballafaqimet me zëvendësin e tij Ilir Meta.

Zoti Nano tha se një parti në pushtet nuk mund të lejojë që interesa të vogla të ndërpresin qeverisjen, përparimin dhe të vënë në rrezik akaionin politik në fillim të fushatave elektorale.

Ai shtoi se u arrit të mënjanohen debatet joparimore duke u shprehur se i garantonte anëtarët që në bashkëpunim me strukturat e partisë do të investohej që të mos lejonte më askënd që për interesa shumë të vogla, të spostonte vëmendjen në sherre dhe konflikte me shumë pasoja.

Zoti Nano la të nënkuptohej se nuk përfshinte ndryshime në qeveri, aq më tepër para zgjedhjeve vendore. Ai tha se ndryshimet e shpeshta ishin bllokuese, për aktivitetin qeveritar dhe reformat.

Kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, u zotua gjithashtu në Vlorë për bashkërendimin e legjislacionit shqiptar me atë italian përsa i përket luftës së krimit ndërkufitar

Kryeministri Nano tha të shtunën në Vlorë, se ka shumë sektorë ku ka veprime të paligjshme, abuzime, korrupsion dhe solidaritet me krimin.

Zoti Nano tha se sistemi i institucioneve që nga shërbimi informativ, policia, agjencitë e specializuara të luftës kundër krimit, prokuroria dhe gjykatat, janë pjekur dhe kanë hyrë në një skenë bashkëveprimi.

Ai shtoi se ato po bashkëpunojnë edhe me institucionet ndërkombëtare dhe po vënë përballë krimit të organizuar, drejtësinë e organizuar.

Kryeministri Nano kritikoi ashpër gjykatën e Vlorës, duke thënë se ajo ka liruar persona të inkriminuar.//kk//

XS
SM
MD
LG