Lidhje

Kryeministri italian shpreh keqardhjen për shprehjet e tij - 2003-07-08


Zyrtarët e Parlamentit Europian thonë se Kryeministri italian Silvio Berlusconi shprehu keqardhje për fyerjen që i bëri një ligjvënësi gjerman duke e krahasuar atë me roje të një kampi përqendrimi nazist.

Një zëdhënës i Parlamentit Europian thotë se zoti Berlusconi shprehu keqardhjen për përdorimin e shprehjeve që kishin ofenduar disa anëtarë të Parlamentit Europian.

Parlamenti Europian i kërkoi zotit Berlusconi të kërkonte falje publike kur ai e krahasoi një ligjvënës gjerman me një aktor të përshtatshëm në rolin e një rojeje kampi përqendrimi nazist, në një film të xhiruar në Itali.

Kryeministri italian i bëri komentet më 1 korrik, pas fjalimit të tij drejtuar Parlamentit Europian kur Italia mori kryesinë e rradhës së Bashkimit Europian.

Zoti Berlusconi i tha homologut të tij gjerman Kancelarit Gerhard Shrëder se komentet e tij ishin keqintepretuar.//kk//

XS
SM
MD
LG