Lidhje

Pauëll: Shtetet e  Bashkuara rol mbështetës në Liberi - 2003-07-11


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Pauëll, tha se trupat paqeruajtëse nga vendet e Afrikës Perëndimore duhet të shkojnë të parat në Liberi, ku Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë një rol mbështetës.

Sekretari Pauëll tha se çdo rol ushtarak i Shteteve të Bashkuara në Liberi, do të jetë “i kufizuar në kohë dhe në shtrirje”, dhe do të përqendrohet vetëm në ndihmën për paqeruajtësit afrikano-perëndimorë.

Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore, i përbërë nga 15 vende, ka ofruar të dërgojë 1,000 trupa për forcën paqeruajtëse.

Zoti Pauëll u tha gazetarëve se Presidenti Bush nuk ka vendosur ende se cili do të jetë niveli i mbështetjes nga ana e Shteteve të Bashkuara, por do ta bëjë këtë së shpjeti.

Ndërkaq, zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thonë se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, do të takohet me Presidentin Bush të hënën për të diskutuar mbi krizën në Liberi.//ii

XS
SM
MD
LG